Moti për ditën e merkurë, 23 shtator 2020, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtm Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/24°C
Zonat e ulëta 18/28°C
Zonat bregdetare 19/28°C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/