MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e enjte, 2 korrik 2020…

Ditën e enjte do të mbizotërojë mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Por në zonat e juglindjes, këto vranësira do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave të karakterit lokal. Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.


Me konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore 18°C deri në 34°C

zonat e ulëta 19°C deri në 38°C

zonat bregdetare 20°C deri në 35°C

 ABCOM ║ VODAFONE