Moti për ditën e diel, 18 korrik 2021, do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nag rreshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin . Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 15/28°C
Zona e ulët 17/31°C
Zona bregdetare 19/30 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari