Moti pët ditën e martë, 15 shtator 2020, do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare përgjatë zonave malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 13/28°C
Zonat e ulëta 16/35°C
Zonat bregdetare 19/33°C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/