MOTI – Nëse keni bërë plane për fundjavën, mësoni parashikimin për ditën e shtunë, 4 korrik 2020

Për ditën e shtunë, datë 4 korrik 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu në zonat malore pjesërisht zonën qëndrore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.


Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 16/31°C

Zonat e ulëta 20/35°C

Zonat bregdetare 21/32°C /RTSH, Meteorologe: Rezarta Xhakollari/

 ABCOM ║ VODAFONE