MOTI – Keni plane për ditën e sotme, ja si parashikohet moti në vendin tonë për ditën e diel, 18 shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira me reshje shiu të pakta në zonat malore dhe zonën qëndore . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 10/21°C
Zona e ulët 12/26°C
Zona bregdetare 18/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari