Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në orët e para të mëngjsesit deri në mesditë . pasdite reshjet do të mbeten të pakta në lindje, në mbrëmje do të kemi përmirësim . Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 13/23°C
Zona e ulët 14/28°C
Zona bregdetare 19/29°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari