Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale në veri perëndim. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 13/27°C
Zona e ulët 17/31°C
Zona bregdetare 20/29°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari