MOTI – Keni bërë plane për ditën e diel, më parë mësoni nëse ka ndonjë “surprizë” apo jo…

Sipas IGJEUM, parashikimi i motit mbi vendin tonë për ditën e diel, 5 korrik 2020, do të paraqitet si më poshtë:

RESHJET


Priten reshje të dobëta deri lokale të dobëta në të gjithë qarqet.

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 34°C

në vendet e ulëta: 22 / 33°C

në vendet malore: 15 / 26°C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

 ABCOM ║ VODAFONE