Moti i keq, disa zona të Shkodrës probleme me energjinë elektrike, grupet e OSSH në terren edhe natën…

Moti i keq ka shtuar problemet me energjinë elektrike. Gjatë ditës së sotme, ka patur mungesë të energjisë elektrike në disa njësi Administrsative të Bashkisë së Shkodrës. Nga raportimet, mësohet se probleme ka patur në  Berdicë dhe në Anën e Malit. Madje, në këtë të fundit akoma nuk ka anergji elektrike, e cila ka ikur nga ora 20.00.

Nga ana tjetër, OSSH Shkodër, është në gatishmëri të plotë. Para pak minutave ka përfunduar riparimi i defekteve, duke rikther energjinë elektrike në zonën e Berdicës dhe në Malihebe. Pavarësisht motit me shi dhe errësirës, grupet e OSSH Shkodër, vazhdojnë të jenë në terren.


Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë elektrike në pjesën e Zuesit , Muriqanit, Ana e Malit. Është një punë e vështirë dhe mjaft e rrezikshme për jetën e punonjësve të OSSH Shkodër dhe pavarësisht asaj, grupet e punës vazhdojnë të punojnë në terren edhe në këto momente.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel