Moti i keq dëmton rrjetin e tensionit të mesëm në HEC Fierzë, po punohet për riparimin e avarisë…

Dëmtohet linja e tensionit të mesëm në Fierzë. Shkak është bërë moti i keq, i cili ka dëmtuar linjën.

Aktualisht, punonjësit e OSHEE janë në terren për të riparuar dëmtimin dhe për të rikthyer energjinë elektrike.


“Rrjeti tensioni ⚡️ mesëm #Fierzë. Moti i keq, me reshje dëmtoi linjën, brigadat e #OSSH #Kukës #Tropojë në terren për riparimin e avarisë❗️”, thuhet në njoftimin e OSHEE.