Moti për ditën e mërkurë, 14 tetor 2020, do të jetë i vranët dhe reshje shiu në veri dhe zonën qëndrore, jugu do të jetë me kthjellime dhe vranësira.Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 6/18°C
Zonat e ulëta 12/24°C
Zonat bregdetare 14/24°C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/