
Moti për ditën e enjte, 31 dhjetor 2020, do të jetë vranësira mesatare dhe reshje shiu në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1.0 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 4/10
Zona e ulët 8/15
Zona bregdetare 10/16 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/