Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka deklaruar sot se nga gjithë informacionet që ai ka nga organizatat ndërkombëtare, Sandër Lleshi, i zgjedhuri i Ramës për ministër të Brendshëm, së fundi komanduar si zv.ministër me kompetencat e ministrit është i gjithi pozitiv.
Në një konferencë për mediat, raportuesi i PE për vendin tonë, pyetur nga media, lidhur me ‘përplasjen’ Rama-Meta për këtë cështje ka thënë se nuk i di arsyet e presidentit për mosdekretimin e tij.
“Informacioni që unë kam rreth Lleshajt është i gjithë pozitiv, por nuk i di arsyet e presidentit, mund të ketë pasur anë të tjera që kanë ndikuar, nuk e paragjykoj, por di nga organizatat ndërkombëtare që Lleshaj ka CV dhe është i pranueshëm, nuk kam përgjigje tjetër për këtë”- tha ai.