
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar edhe njëherë ndjesë në lidhje me tarifën që është vendosur në rrugën e Kombit. Sipas tij kjo është një çështje që nuk ishte për të sjellë këtë situatë, por qeveria nuk ka pasur intuitën e duhur për të kuptuar perceptimin e banorëve. Ai tha se qeveria është në punë për të zgjidhur problemin që është krijuar dhe nuk do ndalet duke u kërkuar ndjesë banorëve. Por ai në fjalën e tij tha se nuk do të futen pagesa e rrugës për banorët, nëse nuk do të gjendet një zgjidhje. Por Rama nuk harroi që të ‘thumbonte’ dhe opozitën.
Pjesë nga fjala e tij
Duhet të ishte e udhës që sot të kishim opozitën, por fatkeqësisht opozitë nuk është këtu pasi nuk është motivuar në perceptimin e banorëve të Kukësit.
Unë nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën e tyre. Por do të merrem me shpjegimin me durim të çështjes që ka sjellë shqetësimin legjitim të banorëve të Kukësit. Ajo që duhet përsëritur nga ana ime, qysh që në fillim të diskutimit, vetëdija për përgjegjësinë time dhe përgjegjësinë tonë për pamjaftueshmërinë tonë për shpjegimin e kësaj çështje. Nuk kemi bërë sa duhet, jo se kemi qenë indiferentë dhe kemi lënë me vetëdije në harresë, kështu siç është manipuluar, por thjeshte se nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të kësaj çështje.
Pa dashur të justifikohem u kam kërkuar ndjesë publike banorëve dhe do u kërkoj sërish sa herë që të flasë për këtë temë, por jemi nisur nga praktika ndërkombëtare. Duke qenë një eksperiencë ë parë nuk kemi qenë të përgatitur se çfarë do të sillte një risi e tillë.
Nuk do të fusim pagesën nëse nuk sqarojmë asnjë banorë dhe dëerisa që të jemi të qartë me atë që do bëjmë.







