Skip to content
5 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Mos na lini nën 500 mijë vota”, mbyllet fushata zgjedhore në Kosovë, kryeministri Kurti thirrje qytetarëve

ShkodraWeb 7 February, 2025
albin kurti mbyllja fushata 2025

Mbyllet fushata politike në Kosovë për zgjedhjet e 9 shkurtit (të dielën). Partitë politikë në garë mbajtën takimet e fundit elektorale.

Edhe kryeministri Albin Kurti mbajti tubimin me elektoratin e Vetëvendosjes në Prishtinë, ku bëri thirrje që të mos e lënë qeverinë e tij nën 500 mijë vota dhe kërcënoi ‘milionerët’ se do ia kthente pasuritë e zhvatura shtetit. Madje ai akuzoi edhe rivalët se për interesa personale kanë bërë pazare. Lutjen e tij për 500 mijë vota, si shifra që e nxjerr fitues të zgjedhjeve dhe i jep mandat për qeverisje të sigurt në një tjetër 4-vjeçar, Kurti e përsëriti disa herë.

Kurti foli për investimet e kryera në Veri të Kosovës me 65 km rrugë të ndërtuara dhe 100 km të tjera në proces. Me kthimin e familjeve shqiptare në pronat e tyre që ishin uzurpuar. Gjithashtu ai u shpreh:

“Ne jemi një popull e qeveri me 5 mijë policë dhe 5 mijë ushtarë, me 500 ushtarë më shumë sesa policë dhe vetëm me një Komandant. Pa ish-komandantë! Me komandantin tonë Bashkim Jashari, komandant i ushtrisë së Kosovës dhe Republikës sonë”, tha ai.

Teksa ai më tej i bëri thirrje publike të hapur elektoratin për pragun e votave që i duhet sipas llogaritjes së Vetëvendosjes për të fituar dhe me shumë gjasa për të qeverisur të vetëm.

“Ju kujtoj dhe ju lutem, mos na lini nën 500 mijë vota. Na duhen 500 mijë vota, nuk ju jam lutur, ju lutem për herë të fundit, aman po ju lus, nuk ju kam lutur më herët, s’ju lus më vonë, aman mos na lini nën 500 mijë vota. Duam 500 mijë zemra, mos na lini vetëm, që të jenë 500 mijë vota kur të hapen kutitë mbrëmjen e të dielës”, apeloi Kurti.

Ai iu përgjigj edhe kritikëve në partitë e tjera politike apo njerëzve që sipas tij janë pasuruar dhe bënë milionerë.

Ai madje kërcënoi se “kush e ka marrë hektarin me 300 euro, duket ta rikthejë në shtet”. Kurti paralajmëroi edhe programin e ri se “fëmijët e kosovarëve duhet të jenë të barabartë”, duke goditur milionerët që sipas tij janë pasuruar.

“Vetëvendosja gërshërët dhe e kthen pasurinë aty ku duhet, te shteti, te populli”, tha kryeministri kosovar.

Dhe në fund një deklaratë për trojet e Kosovës:

“Ne kriminelëve nuk i lënë asnjë copë tokë dhe e mbrojmë cep më cep!”, tha ai.

Ky fjalim i tensionuar i tij në fushatën përmbyllëse vjen edhe si mesazh ndaj polemikave më të fundit dhe deklaratave të Richard Grenell, emisarit të presidentit amerikan Donald Trump, se Albin Kurti ka qenë një partner i pabesueshëm këto vite. Megjithëse kryeministri kosovar e ka mohuar në daljet publike, duke pretenduar marrëdhënie të mira, Grenell publikoi edhe një dokument me ndihmat e dhëna nga SHBA në rajon, ku Kosova kryesonte këtë listë me gjysmë miliardi dollarë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “AIDA” mbështetje për biznesin në Shkodër, hap thirrjen e dytë për shuma deri në 1.5 mln lekë
Artikull pasardhës: LAJM I MIRË – Mjeku shkodran Arvin Dibra rikthehet në punë në QSUT 6 muaj pas incidentit të rëndë…

TË FUNDIT

ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • NJOFTIMI – Shqiptarët që duan të kthehen nga Irani në Shqipëri, të kontaktojnë ambasadën tonë në Turqi… 4 March, 2026
  • VIDEO – Vllaznia bën detyrën përballë Bylis, kuqeblutë në katër ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë 4 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
bardh spahia spak 2026

Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.