
Një shqiptar 45 vjeç konsiderohet i arratisur nga burgu në Campobasso të Italisë, pasi nuk është rikthyer ndërsa autoritetet policore i kishin dhënë atij leje. Shqiptari, pasi ka marrë leje, nuk është kthyer më në qeli.
Pas arratisjes që ka bërë bujë në rajonin e Molisë, karabinierët janë vënë në ndjekje të tij, për ta rikthyer sërish në qeli shqiptarin e rrezikshëm. Burri, që vuante dënimin për vr.asje në shtetin fqinj, kishte marrë leje nga burgu për arsye pune, shkruajnë mediat italiane.
Pasi shqiptari nuk u kthye më, policët italianë kanë ngritur post-blloqe në mbarë territorin e provincës, kurse kanë vënë në dijeni edhe kolegët e tyre në provinca të tjera të Italisë. Akoma nuk dihet sesi ka ndodhur arratisja.
Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë ndihmuar nga bashkëpunëtorë, jashtë burgut. Tashmë fotografia e burrit shqiptar është shpërndarë kudo dhe ai po kërkohet për të vuajtur dënimin.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!