Paraditen e sotme këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina u prangos në Morinë pasi në çantën e saj është gjetur jo një por dy ārmē zjarri. Këngëtarja po hynte në Shqipëri me makinën e saj tip Audi Q7.
Mësohet se në pikën kufitare, gjatë kontrolleve të shtuara dhe analizës së riskut, ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga këngëtarja.
Kujtojmë që pak ditë më parë 34-vjecari publikoi një video të momentit kur surprizohet nga një mashkull, i cili i bën dhuratë një makinë “Audi Q7”. “Hajt për hajër, ta gëzosh”- dëgjohet ai duke thënë.
Ndërsa i kërkon të ndezë makinën: “Pse nuk i provove çelësat?”. “Nuk jam gati,”- i kthehet ajo e emocionuar. Ajo nuk zbuloi identitetin e mashkullit misterioz, që mesa duket është partneri i saj.
Nuk dihet ende kush ka qenë personi që i ka dhuruar këngëtares këtë makinë luksoze pasi kjo e fundit ka qenë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale. Por së bashku me të është prangosur dhe një mashkull i cili nuk dihet ende çfarë lidhje ka me kengëtaren.
Fjolla Morina njihet për jetën e saj luksoze që e promovon në rrjetet sociale.