“Morët shenjë drejtorinë që drejtoj unë për të bërë katarsis”, drejtorja e ZVA Shkodër replikë me Gurakuqin…

Dëgjova me vëmendje deklaraten e sotme të Z. Gurakuqi dhe dua të ndalem vetëm tek fraza! ……“Në krye të Zyres Vendore Arsimore Shkodër nuk duhet vënë militant partiak. Duhet vendosur drejtori më i mirë i arsimit… madje me një kurrikul të pranueshme”…….


Z. Gurakuqi, për mendimin tim “militant” është çdo aktivist i një partie politike, por kjo nuk ia zbeh vlerat si individ. Se përndryshe, do t’ju zbeheshin edhe ju, duke qënë se jeni mjaft aktiv në mbështetje të partisë tuaj politike. Nuk do të kishte kuptim ky arsyetim!

Ndërsa, në lidhje me standartet e drejtorit më të mirë, mbase mund të na i servirni shembujt në të ardhmen, sepse momentalisht kërkesa apo dëshira juaj bie ndesh me standartet e drejtuesve të drejtorive apo edhe insitucioneve vartëse që mbulon qeverisja vendore e udhëhequr nga partia politike që përfaqësoni ju. Mbase morët shenjë drejtorinë që drejtoj unë për të bërë katarsis nga pakënaqësitë brenda partisë tuaj…

Ju mirëkuptoj Profesor!

Gjithsesi po ju citoj vargjet të cilat mund ti gjeni lehtësisht në librin kushtuar Prof.Ahmet Osja, Mjeshtër i Madh në 80- vjetorin e lindjes së tij .

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

SHQIPËRINË E BËJNË SHQIPTARËT

Shqipërinë nuk e bëjnë

as të majtët ,

as të djathët,

por Shqiptarët

Shqipërinë nuk e bën

as Jugu,

as Veriu,

por Shqiptarët

Shqipërinë nuk e bëjnë

as katolikët

as muslimanët

as ortodoksët

Por Shqiptarët

Shqipërinë nuk e bëjnë

as fshatarët

as qytetarët

por Shqiptarët

Shqipërinë nuk e bëjnë

as të shkolluarit

as të pashkolluarit

por Shqiptarët

Shqipëria është një vend që kërkon: Të mbillet me zemër, të ushqehet me shpirt e të drejtohet me mend – vetëm atëherë merr kuptim ky vend. /Nga Bledianë Osja Nika, Drejtore e Zyrës Vendore të Arsimit Shkodër/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania