
E ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar edhe largimin e 4 këshilltarëve të saj nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës në drejtim të PS-së. Kryemadhi ka thënë se të gjithë këshilltarët janë larguar prej mëse 8 muajsh, madje disa edhe në vitin 2016.
“Njëri që është doktor, është larguar prej 8 muajsh dhe është rikthyer. Tjetri është djali i ish- prefektit Paulin Radovani i cili ka 8 muaj që nuk shkon në Këshill, tjetra është gruaja e ish- drejtorit të Rrugëve që është larguar prej 8 muajsh, ndërsa tjetri është një këshilltar që nuk jeton farë në Shqipëri. Ata janë larguar prej mëse 8 muajsh.”, i ka përcaktuar Kryemadhi 4 këshilltarët e larguar nga LSI në Shkodër. ©ShkodraWeb