
Një numër i konsiderueshëm qytetarësh nga Tirana i janë bashkuar protestës paqësore qytetarë të nisur që prej orës 19:00 përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Përfaqësues të shoqërisë civile, atdhetarë dhe qytetarë të thjeshtë i janë bashkuar protestuesve duke ngritur zërin për lirimin e të arrestuarve nga protesta e banorëve të Kukësit dhe të Kosovës kundër tarifës së Rrugës së Kombit.
Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të opozitës dhe pjesëtarë të Forumit Rinor të PD-së, duke e rritur numrin e protestuesve.
Për pak momente ka pasur edhe një acarim të situatës pasi protestuesit kanë kërkuar që të futen në ambientet e Policisë së Tiranës për të liruar të ndaluarit.
Ka qenë ndërhyrja e deputetëve dhe kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi që ka shmangur edhe një përleshje mes protestuesve dhe policisë./joq/







