“Moj e çmendura E., keni marrë konsensusin e SHBA-BE…”, Presidenca “flakë për flakë” Elisa Spiropalit…

Përgjigjes nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, zëdhënësi i Presidentit Meta i është kthyer me një replikë në Facebook. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i kujton Spiropalit se “popullin do e shihni shumë shpejt”.


“Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd”, shkruan Blushi.

Ministrja Spiropali në Twitter shkruajti se ideja per grushtin e shtetit “ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”.

POSTIMI I PLOTE I TEDI BLUSHIT

Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi! Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.

Më heret, Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në Twitter pas paralajmërimit të Presidentit për një dekret që ai tha se do jetë “shpartallim i plotë i grushtit të shtetit” dhe lajmëroi se më 2 mars, “përpara bulevardit me popullin shqiptar do lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve”. Spiropali thotë se ideja per grushtin e shtetit “ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”.

REAGIMI I PLOTE I ELISA SPIROPALIT:

1/Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

2/Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli!

Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.