Modemin e kanaleve televizive e kishte kthyer në telefon, SPAK i zbulon në burg Admir Tafilit pajisjen e modifikuar

Është gjetur një pajisje në burgun e Drenovës, në qelinë ku qëndron Admir Tafili. Tafili i dënuar me burgim të përjetshëm kishte arritur të shndërronte modemin e kanaleve televizive në një pajisje me të cilat kryente telefonata.

Por SPAK ka arritur që të sinjalizonte pajisje dhe burime për media bëjnë me dije se SPAK ka pergjuar telefonatat që bnëte Tafili me persona jë janë jashtë.

SPAK ka nisur edhe një çështje hetimore pas përgjimeve në “telefonin” e Tafilit. Kujtojmë që Admir Tafili ishte drejtuesi i grupit kriminal që merrte dhe u jepte porosi pjesëtarëve të grupit të tij për të kryer vrasje kundrejt pagesave.

Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në disa ngjarje të rënda, duke kryer vrasje, vendosje të tritolit, gjobe vënie, trafik të lëndëve narkotike e kanosje. Grupi e ka nisur me vrasjen e Ibrahim Manit në Shkodër dhe më pas ka vijuar me plagosjen e Edmond Cakmashit dhe Armando Cekës, ndërkohë kanë bërë plane për vrasjen e Leonard Murataj në Durrës dhe disa biznesmenëve të tjerë.


Open

Close