Skip to content
16 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

MODA E KULLAVE/ Edhe Presidenca do të ketë “kullën” e saj, miratohet ndërtimi 9- katësh

ShkodraWeb 27 March, 2018
presidenca

Epidemia e kullave në Tiranë kërcënon edhe sigurinë kombëtare. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e një kulle 9-katëshe ngjitur me Presidencën dhe objekte të tjera të rëndësisë së veçantë. Top Channel publikon projektin e arkitektit Stefano Boeri, i cili mban datën nëntor 2017. Sipas tij, ngjitur me godinën e Presidencës ku ndodhet parkingu privat do të ndërtohet një pallat 9-katësh, duke shfrytëzuar një sipërfaqe prone 1788 metër klatrorë.

Por ky projekt ka shqetësuar Gardën e Republikës, për shkak se sipas saj cënon sigurinë kombëtare. Godina e Presidencës është vendi ku zhvillon mbledhjet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe kjo ka alarmuar gardën e cila në një përgjigje që i kthen Presidencës deklaron:

Nga ana e Akademisë së Arteve, Klinikës qeveritare dhe ish klinikës qeveritare për shkak të sigurisë së objektit të Presidencës duhet të krijohet një distancë sigurie të lirë me largësi nga muri rrethues prej 50 metër.

Por perimetri i sigurisë nuk është mbajtur parasysh. Sipas projektit të miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit me firmën e kryeministrit Edi Rama, ngjitur me presidencën do të ngrihet një kullë 9-katëshe.

Kjo nuk është hera e parë kur ngjitur me Presidencën tentohet të ndërtohet kullë. Edhe në vitin 1999 pikërisht në të njëjtin vend bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një pallat dhjetë katësh. Por leja u anulua me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, për të njëjtën arsye, atë të cënimit të sigurisë kombëtare.

Këtë herë siguria kombëtare duket se ka rënë dhe Presidenca e Republikës do të bëhet me kullë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Aleanca e Grave Deputete zgjedh një demokrate për kryetare…
Artikull pas: TRAGJIKE/ Fruthi i merr jetën 12- vjeçarit në Pukë, vëllai dhe motra transportohen me helikopter ne Tiranë

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
policia velipoje naten 2024
  • Aktualitet

EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit…

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre 16 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026.. 15 November, 2025
  • EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit… 15 November, 2025
  • NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare… 15 November, 2025
  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.