Skip to content
8 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Ekzekutimi i biznesmenit ditën e djeshme, arrestohen tre të dyshuar si autorë (emrat)…

ShkodraWeb 11 December, 2021
rakip pilot rroli lac 0

Per vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, në pranga autorët e dyshuar, Skënder dhe Llej Lika. I ndaluar për vrasjen e biznesmenit eshte dhe Klaudio Beleshi, fshehu dhe ndihmoi babë e bir.

Rakip Roli, i njohur si Pilot Rroli u vra mëngjesin e djeshëm sapo doli nga banesa e tij.

Rakip Rroli, apo i njohur ndryshe dhe Pilo Rroli, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po lëvizte në aksin e vjeter rrugor Laç-Mamurras,  kur dy persona që lëviznin në këmbë i kanë zënë pritë dhe e sulmuan me armë zjarri automatike.

Të paktën 7 plumba ka marrë në trup 55 vjeçari duke ndërruar jetë menjeherë në vendngjarje. Mjeti i shtrenjtë që ai drejtonte ka vazhduar të ecë edhe për disa metra dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës, ngjitur me murin rrethues të një banese.

NJOFTIMI I POLICISË

Kapen dhe vihen në pranga autori i dyshuar i vrasjes se shtetasit R(P).R dhe 2 bashkëpunëtorët e tij.

Gjithashtu, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës shtetasi D.G., banues në Kurbin, për vepren penale “Përkrahja e autorit të krimit “.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 10.12.2021, në Sanxhak, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R(P).R., 55 vjeç, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i dyshuar i vrasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.
Policia e Kurbinit dhe të gjtha strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me FNSh Shkodër,Forcën Operacionale në DPPSh, dhe forcat speciale Renea, kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në banesa dhe ambjente të ndryshme, ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, Policia bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar, në Fushë Milot, Kurbin.Sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip “Benz ” dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA ANDI BUSHATI – Rithemelimi i një partie “anti-amerikane”…
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – Makina me drejtues një 41 vjeçar përplas për vdekje një të moshuar në Trush të Shkodrës

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.