Skip to content
3 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh

Mjeshtri Mark Kaftalli ose “Paganini” shqiptar do të festonte sot 87 vjetorin nëse do ishte mes nesh…

ShkodraWeb 2 years ago

Sot është 87 vjetori i lindjes së violinistit, kompozitorit dhe dirigjentit Mark Kaftalli. Mark Kaftalli është autor këngësh i njohur. Mark Kaftalli ka kryer kursin e violinës pranë Shtëpisë së Kulturës, në vitet 1949-1952. Më vonë në vitet 1952-1955, kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak pranë Ansamblit të Ushtrisë në Tiranë, ku vazhdoi studimet për violinë. Në vitet 1955-1969, punoi nën kujdestarinë e kompozitorit Preng Jakova për mësimin e harmonisë dhe kompozicionit. Është prezantuar për herë të parë në shtëpinë e kulturës të qytetit të Shkodrës me orkestrën e madhe dhe korin e këtij institucioni.

Karriera deri në daljen në pension ka vazhduar pa ndërprerje për 30 vjet në teatrin “Migjeni” si udhëheqës artistik. Kompozitori dhe instrumentisti i madh shkodran, Mark Kaftalli, për të parën herë në vitin 1962 realizoi festivalin e parë të muzikës së lehtë në Shkodër me një orkestër të përbërë prej 15 instrumentistësh. Në festivalin e parë të kompozitorëve amator, fitoi çmimin e parë me këngën “Vallë çka dru” me tekst dhe muzikë të krijuar nga vetë ai. Karriera e Mark Kaftallit vazhdoi me qindra koncerte në të gjithë Shqipërinë. Mbi 30 vjet si violinist ka drejtuar orkestrën e Kafes së Madhe. Që në krijimin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, punoi si mësues violine duke përgatitur brezat e rinj.

Ka marrë pjesë si violinist në formacione të ndryshme artistike në turne jashtë Shqipërisë. Që nga viti 1967 dhe deri sa u nda nga jeta ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Është nderuar me çmime të shumta, si dhe me urdhrat: “Naim Frashëri” i klasit të dytë në vitin 1969 dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë në vitin 1983. Kjo figurë potenciale e muzikës nuk ka titujt më të lartë që ai i meriton ndaj pret nderimin si “Mjeshtër i madh” tashmë pas vdekjes.

Mjeshtri Kaftalli shquhet edhe si një kompozitor me mjaft vlera në disa zhanre të muzikës si: këngë për fëmijë, këngë qytetare, këngët e muzikës së lehtë dhe opereta. Me virtualitetin e tij si violinist ka trashëguar interpretimin mjeshtëror në jaret e famshme shkodrane. Për disa vite ka drejtuar dhe udhëhequr orkestrën e estradës profesioniste të qytetit të Shkodrës. Si kompozitor ka marrë pjesë në shumë festivale të këngës në Radio-Televizion, në festivalet e këngës popullore dhe të këngës për fëmijë. Ka kompozuar mbi 750 këngë, transkiptoi dhe harmonizoi mbi 400 këngë popullore shkodrane. Gjithashtu Mark Kaftalli është autor i shtatë operetave. Kaftalli u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare

PËRMBLEDHJE E AKTIVITETIT

– Mark Kaftalli, ishte drejtues për rreth 30 vite i Orkestrës së Estradës Profesioniste, që nga krijimi i saj, në vitin 1958.

– Kompozitor i mbi 750 këngëve të muzikës së lehtë, asaj popullore qytetare, si dhe për fëmijë.

– Mësues violine, ( i jashtëm), në Shkollën e Muzikës- Shkodër, sot Shkolla Kombëtare Artistike ” Prekë Jakova” – Shkodër, që në vitet e para të formimit të saj.

– Kompozitor i ” Bubaçat” – Operetë, viti 1964. ” Dritë kudo dritë” – Operetë – viti 1969. ” Ditë të gëzuara” – Operetë – viti 1974. ” Çështje familjare” – Komedi muzikore – viti 1978. ” Dasma e jonë” – Komedi muzikore – viti 1985. ” Rozafa” – Operetë për fëmijë – viti 1976. ” Shtatë kotolet” – Operetë për fëmijë – viti 1980.

– Violinist në shumë formacione orkestrale, që nga ato popullore deri tek ato simfonike, si violinist apo si drejtues.

– 32 vite violinist – drejtues i formacionit të Kafes së Madhe.

– Është kompozitori që vuri në notë, harmonizoi dhe orkestroi, pjesën më të madhe të Këngëve të Ahengut Shkodran, si dhe këngë të ndryshme popullore qytetare shkodrane.

– Pjesmarrës si kompozitor në festivale, anketa muzikore, konkurse artistike, dhe fitues i shumë çmimeve dhe medaljeve prestigjoze.

– Për arritje dhe punë të sukseshme në fushën e artit, është dekoruar me Urdhërat ” Naim Frashëri” të klasit të dytë dhe të parë.

– Në vitin 2005, nga Bashkia Shkodër, nderohet me titullin ” Mirënjohja e Qytetit”. Në vitin 2012, nderohet me Diplomën ” Mirënjohje” , nga Prefektura Shkodër, në kuadrin e 100 vjetorin të Pavarësisë.

Continue Reading

Previous: “Tërheqin si kafshë qytetarët”, shpërthen ndaj policisë Carlo Bollino: Largoni nga protesta efektivët me rroba civile…
Next: “Humbi jetën aksidentalisht…”, qeveria i lidh pension familjes së Klodian Rashës, Rama firmos vendimin

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

2 hours ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

2 hours ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • “Ai s’është anëtar i Partisë Socialiste”, flet xhaxhai i Benet Becit: Thjesht është një qytetar shkodran me ndjesinë e shkodranit
  • DOKUMENTE – Gafa e gjykatës, denoncon gazetari: Saimir Tahiri në “arrest shtëpie” në banesën e shitur që në 2019- ën

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

2 hours ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

2 hours ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

2 hours ago
VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • Kryesore

VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.