Disa ditë më parë në rrjetet sociale, nisi një maratonë për të mundësuar dërgimin e mjekut shkodran Eno Kanani për mjekim të specializuar në Turqi, pas infektimit me Covid- 19. Përgjigja e zemrës së madhe shqiptare, si gjithmonë në këto raste, ishte ekzemplare dhe tashmë mjeku Kanani është në një spital në Turqi. Miku i tij, ai që nisi edhe fushatën për mbledhjen e fondeve, David Hosaflook, jep informacion lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
“Sot u njoftuam se dr. Eno është stabilizuar dhe ka filluar trajtimi me plazmë. Mbetet për të parë se si do të reagojë trupi. Familja vazhdon të tregohet shumë mirënjohëse për mbështetjen tuaj, si dhe për shërbimin maksimal dhe përkushtimin e mjekëve shqiptarë, para se të transferohej jashtë shtetit.”.
Ndërkohë, David Hosaflook përsërit apelin për ndihmë për mjekun shkodran, duke vënë në dispozicion edhe linkun ku mund të kontribuohet sipas mundësisë së gjithsecilit. Kliko KËTU për të kontribuar sipas mundësisë! /ShkodraWeb Media/