“Mjekët i shpëtuan jetën të premten…”, presidenti lë spitalin por mjekët i japin porosi që…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka lënë ambientet e spitalit, ku u shtrua të premten (15 nëntor) për shkak të “problemeve kardiovaskulare”. Media serbe RTS raporton se gjendja e tij është normalizuar.

“Mjekët i kanë shpëtuar jetën të premten. Kur është pranuar, është vlerësuar se jeta e tij është në rrezik”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.


Ndonëse mjekët i kanë rekomanduar që Vuçiç të zvogëlojë aktivitetet e tij në mënyrë që të shërohet plotësisht. Aleksandar Vuçiq, 49-vjeç ka thënë se do të kthehet në punë ditën e hënë. Vuçiç është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe është përballur me akuzat për frenimin e lirisë së mediave dhe të demokracisë.