NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Mjekët e infermierët shqiptarë duhet të japin provim”, drejtori i Spitaleve Civile të Breshias në Itali nuk i aktivizon

Të ketë qenë vetëm një gjetje propagande ndërkombëtare në sherbim të kryeministrit Rama? Pyetja lind natyrshëm teksa lexon mediat italiane, mes tyre edhe prestixhozja “LaRepubblica”, e cila raporton nga Breshia për mbërritjen e 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë. Kjo media, citon me emër dhe mbiemër drejtorin e përgjithshëm të Spitaleve Civile të Breshias, i cili thotë shkurt e qartë: “Janë paraqitur pa një dokument që certifikon kompetencat e tyre dhe gjatë ditës do ti nënshtrohen një provimi për të kuptuar se ku ti adresojmë”. Por edhe vetë mjekët e infermierët shqiptarë, lënë të kuptohet se kanë shkuar për tu specializuar dhe jo të japin kontribut menjëherë në krah të kolegëve italianë.


“Kjo eksperiencë do të sherbejë edhe për ne sepse në Shqipëri nëse gjërat do të shkojnë keq, do të kemi eksperiencën e nevojshme.”, citohen antarë të stafit shqiptar mjekësor në Breshia të Italisë. Duhet thënë se dërgimi i mjekëve e infermierëve shqiptarë në Itali, pati jehonë të gjërë mediatike në Shqipëri e Itali. Por për të patur efikasitetin e nevojshëm përballë pandemisë, ata duhet të japin një provim më përpara. Këtë e thotë drejtori i përgjithshëm i Spitaleve Civile të Breshias. Për më shumë, lexoni artikullin e plotë të “LaRepubblica” të përkthyer nga ShkodraWeb Media. Ndërsa pas tij, keni shkrimin në versionin italisht të publikuar.

Artikulli i publikuar në “LaRepubblica”

loading...

Koronavirusi në Lombardi, mjekët shqiptarë mbërrijnë në Breshia. Drejtori i përgjithshëm i Spitaleve Civile: “Tani të kuptojmë si ti përdorim”

Mbërrijnë në Breshia 30 mjekët e infermierët shqiptarë. Por nuk mund të nisin menjëherë nga puna. “Jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria por fatkeqësisht mbetet i hapur një problem themelor: Prania e personelit të specializuar për terapitë intensive.”, thotë faktikisht drejtori i përgjithshëm i Spitaleve Civile të Breshias Gianmarco Trivelli. “Janë paraqitur pa një dokument që certifikon kompetencat e tyre dhe gjatë ditës do ti nënshtrohen një provimi për të kuptuar se ku ti adresojmë”, shpjegon Trivelli. Drejtori i përgjithshëm shton: “Sot arrijnë tek Civili dy mjekë ptë terapisë intensive nga instituti Besta të Milanos, por do të duheshin edhe 100 të tjerë”.

Shqiptarët dëshirojnë të futen menjëherë në veprim dhe kanë shkuar të vizitojnë Spitalet Civile dhe thonë se “duan të japin një dorë”. Janë akomoduar në një hotel aty pranë dhe shpjegojnë se “Kjo eksperiencë do të sherbejë edhe për ne sepse në Shqipëri nëse gjërat do të shkojnë keq, do të kemi eksperiencën e nevojshme. Kjo është shtëpia jonë, jemi në Breshia dhe kemi një dëshirë të madhe të ndihmojmë“.

Ndërkohë sot pasdite mbërrijnë në Breshia, me një fluturim humanitar, 15 mjekët polakë që do të ndihmojnë kolegët italianë në luftën me korona virusin. Janë specialistë në terapi intensive dhe reanimatorë, të ndarë në tre skuadra të mjekësisë së urgjencës. Polakët do të japin ndihmën e tyre në spitalin fushor të Breshias, ku situata në këtë moment është më kritikja dhe që vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të të sëmurëve me co vid-19. /ShkodraWeb Media/

loading...
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!