Mjeket bejne mrekulline, zgjojne nga koma 35- vjecarin pas…15 viteve

Disa shkencëtarë në Francë kanë arritur të bëjnë të pamundurën realitet, duke kthyer në jetë një persona të rënë 15 vite në koma. 35-vjeçari, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, bëri aksident me makinë dhe ra në koma. Por një grup studiuesish nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore në Bron të udhëhequr nga Angela Sirigu kanë përdorur një teknikë të re për të stimuluar trurin nëpërmjet një nervi në qafë. Me anë të një pajisje të vendosur në gjoks, studiuesit kanë stimuluar nervin vagus dhe personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës. Nervi vagus shkon nga truri në disa zona të ndryshme të trupit dhe rregullon sistemin nervor Parasimpatik, i cili kontrollon rrahjet e zemrës dhe funksionimin e mushkërive.