Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Mjaft, për hatër t’njeriut e t’Zotit!

ShkodraWeb 18 May, 2018
gjergj meta

Ndërkohë që nëpër ekrane tv, seli partish, korridore institucionesh, portale interneti, nga njerëz me dhe pa pushtet, të rreshtuar nga njëra anë apo tjetra, ose njerëz thjesht asgjëbërës dhe të zemëruar me gjithkënd, por të gjithë këta bashkë jo më shumë se një grusht individësh, ngrenë akuza dhe kundërakuza ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj të gjithëve, në sitet e kromit në Bulqizë një grua përsëri humb jetën duke u munduar t’u sigurojë bukën e gojës fëmijëve.

Kurrë nuk e kam menduar politikën si një gjë të pisët apo që e bëjnë vetëm njerëzit e pamoralshëm dhe oportunistë, por në Shqipëri, fatkeqësisht, ajo është kthyer në një armë të shkatërrimit në masë në mënyrë të veçantë e shkatërrimit të Shqipërisë. Zhurma dhe pluhnaja që ajo ngre çdo ditë me dhe pa të drejtë, po kthehet në një shmangie të qëllimtë të përditshmërisë së jetës së njerëzve të thjeshtë. E ngritur në një ring lart dhe e shkëputur nga jeta reale e njerëzve, politika është kthyer në një panem et circenses (një copë bukë dhe lojëra) ku përreth konsumohet nga njerëz spektatorë të lodhur nga barrat e jetës. Këtij spektakli i bashkohen edhe ata që kërkojnë qiqra në hell, duke shëtitur rrugëve tiranase me biçikleta dhe flamuj shumëngjyrësh apo duke u mësuar shqiptarëve dallimin midis gjinisë dhe seksit biologjik.

Gruaja e Bulqizës humbi jetën, por humbi edhe vendin e saj në vëmendjen e opinionit publik dhe të atyre që janë të mandatuar të kujdesen për të, d.m.th. qeveria dhe opozita. U harrua për së gjalli e për së vdekuri. Ç’kob që konsumohet kështu ndër ne! Asaj ia vodhën vëmendjen e kështu ua vjedhin përditë vëmendjen politika, ambasadorë, analistë e opinionistë, shumë njerëzve të periferive të vendit tonë. Vdekja vjen, pasi ajo na përket natyrshëm ashtu sikurse na përket edhe ardhja në jetë, por ajo ka dinjitetin e saj, të cilin më shumë se çdo gjë ia përdhos indiferenca. Në këtë rast është më keq, pasi është indiferencë e institucionalizuar nga ana e atyre që qeverisin dhe cinike nga ana e atyre që duhet të ngrenë zërin.

E kjo të shkakton zemërim, por edhe pafuqi. Nuk them për të qenë politically correct, që nganjëherë mund të kthehet në një asnjanësi të pamoralshme, por me përgjegjësinë dhe bindjen se e dështuara më e madhe e realitetit shoqëror shqiptar është pikërisht politika, e qeverisë dhe e opozitës, që ka tërhequr zvarrë në vorbullën e saj edhe shoqërinë civile, duke e tkurrur atë e po ashtu edhe korin e fjalëbërësve mediatikë. Gruaja e Bulqizës, që sot nuk jeton më, akuzon më shumë se kushdo tjetër secilin prej nesh, edhe mua që po shkruaj këto rreshta e që kam përgjegjësitë e mia.

Por më shumë i drejtohet kakofonisë tiranase me gjithë instrumentistët e çakorduar të saj që nuk po dinë, madje nuk po duan të ndalen. Prandaj, mjaft për hatër të asaj gruaje e shumë të tjerave! Mjaft për hatër t’Zotit! Mjaft për hatër të Shqipërisë! A kemi Zot kund? A kemi njerëzi kund? A kemi atdhe kund? Ndaluni një herë! Dëgjoni për pak çaste. Po bëni si prindër të papërgjegjshëm, që rrihen e dhunohen e harrojnë fëmijët e strukur nën shtrat, të pangrënë e që qajnë pa zë nga frika se çfarë mund të ndodhë. Po na kujtoni xhunglën e mbijetesës dhe të pabesisë së instinktit.

Mosni kështu! Gruaja e Bulqizës sot ka një fjalë! Dëgjojeni! Ajo i drejtohet edhe Europës. Po po, ashtu e vdekur ajo sot i thotë asaj: mos më harro. Ti Europa e të drejtave të njeriut dhe e solidaritetit, e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Ti me gjithë burokratët e tu, kthejuni shpirtit e hidhini sytë mbi këtë periferi tënden. Ishim periferi e një perandorie që na zhbëri identitetin kulturor, ishim periferi e një kampi ideologjik për 50 vjet që zhbëri njeriun në thelbin e tij e tash përsëri periferi e fundit e jotja.

Edhe sa kohë kështu? Edhe sa? Mos na prano në emër të atyre që duhet të na çonin drejt teje e që dështuan njëri pas tjetrit, por në emrin e ne njerëzve të thjeshtë, që kemi 50 % të fëmijëve dhe familjeve tona tashmë te ti. Thjesht na bashkoni me ata që tashmë janë aty ndër ju. Na bashkoni aty ku u këput filli. Por bëjeni ju, sepse vetëm ju dhe ne mund ta bëjmë. Ju dhe ne njerëzit e thjeshtë që ëndërrojmë thjesht, pa shumë luks e pa shumë teprime. Gruaja e Bulqizës ka shumë shoqe! Së paku, për hatër të tyre ndaleni pak zhurmën e shkundni ndërgjegjet tuaja. /Nga Gjergj META/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO/ Identifikohet i riu i gjetur i vdekur, 26- vjeçari rezulton me damarë të prerë…
Artikull pasardhës: Dëshmia e Albert Veliut, vjen reagimi i parë i ministrit Fatmir Xhafaj

TË FUNDIT

arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.