NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Mjaft më me pérbindshá”, kush është këshilltarja socialiste që i dha dórëheqjen Veliajt ditën që u shémb Teatri

Një prej anëtareve të Këshillit Bashkiak të Tiranës ka dhënë dórëheqje më 17 maj, ditën kur u shèmb ndërtesa e Teatrit Kombëtar.


Genta Mezini shkruan se dórëheqjen ia ka dërguar edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo thotë se dorëhiqet për arsye personale. “Arsyet e mia janë personale dhe s’kam ndërmend t’i bëj publike”, shkruan midis të tjerash.

Në një mesazh në Facebook po atë ditë Mezini-Dedej shkruan se duhet të edukojmë brezin e ri me dashurinë për artin dhe kulturën.

“Ta fillojme me edukimin e nje brezi te ri ndryshe nga ne. Ti edukojme me dashurine per kulturen dhe artin, me respektin ndaj historise ne kuptimin e drejte te saj. Mjaft më me pérbindshá!”- shkruante ajo më 17 maj në Facebook.

Ajo ka qenë herët në radhët e LSI-së, ndërsa në 2017-n u bashkua me grupin e PS në këshillin bashkiak.