MISTERI I TË RIUT NGA DUKAGJINI/ Nuk dihet nëse arriti në destinacion, 22 vjet më parë i tha familjes se do të ikte me gomone (video)

Agim Pylla është një nga 8 fëmijët e familjes së madhe Pylla nga Shoshi i Dukagjinit. Që herët e kishte provuar emigracionin ndërsa kishte qëndruar për afro 6 muaj në Zvicër. Kthehet në Shqipëri dhe në aeroport e pret i vëllai Skënderi.

Të dy kthehen në Shkodër, ndërsa qëndroi për pak kohë pranë familjes, pasi planet e tij ishin të nisej përsëri në emigracion. Prindërit nuk u pajtuan me vendimin e të birit, kur ai u komunikoi se kësaj here do të nisej drejt Italisë. Askush deri në atë çast nuk i dinte planet e të riut, pasi Agimi ishte një tip i mbyllur dhe nuk fliste shumë.

Prindërit Marku e Pashkë e shihnin të ardhmen e djalit në Shkodër, aty ku ai edhe më parë ishte marrë me punët në bujqësi. Por Agimi e kishte vendosur, atë mbrëmje të datës 20 shtator në vitin 1997 Agimi u thotë familjarëve se do të udhëtonte për në Vlorë dhe me gomone do të nisej për në Itali në mesnatë.

Agimi u nis, por familjarët nuk mësuan më kurrë asgjë për fatin e tij. Nuk dihet se cfarë ndodhi me Agimin atë natë, nëse u nis apo jo në destnacionin e paracaktuar, a e kaloi apo ajo detin, çfarë ndodhi atë natë me fatin e Agimit që sot është një 44 vjecar…

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

“Qeveri që garanton zgjedhje të lira e të ndershme…”, Kryemadhi e thotë troç: Nuk duam qeveri pozitë- opozitë…

Kryetarja...

Vllaznia përsëri në finale, kuqeblutë do të kërkojnë titullin kampion përballë Partizanit…

Volejbollistet...

FOTO/ Hidhet nga kati i nëntë i pallatit, humb jetën një person…

Një...

Close