Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Misteret” e anulimit të prezantimit të drejtuesit të ri politik të PS- së për Qarkun e Shkodrës…

ShkodraWeb 23 March, 2026
enea karakaci ps shkoder

PS nuk ka prezantuar sot drejtuesin e ri politik për Qarkun e Shkodrës. Në fakt, pavarësisht asaj çfarë u raportua sot në disa portale lokale, takimi është anuluar mbrëmjen e të dielës, pak orës pasi ShkodraWeb mësoi dhe informoi për takimin prezantues të drejtuesit të ri politik, Enea Karakaçi, i cili zëvendësoi kryebashkiakun Benet Beci në këtë pozicion.

Po sërish, mediat lokale online, dhanë si arsye të anulimit të kësaj mbledhje prezantuese, impenjimet e Enea Karakaçit, si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është e vështirë të konstatohet se Karakaçi nuk ka patur asnjë impenjim zyrtar, të paktën që të meritonte anulimin e prezantimit të tij si drejtues politik në Shkodër. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet e tij sociale apo të ministrisë që ai drejton, për ta konstatuar këtë fakt.

Praktikisht do të ishte e pamundur që të mos informohej audienca në rrjetet sociale, sidomos në dritën e orientimeve edhe të Asamblesë Kombëtare të fundit, sidomos të kryeministrit Rama. Edhe një detaj tjetër shumë i vogël dhe i thjeshtë. Sot është ditë zyrtare pushimi. Vërtetë që ministrat punojnë orar pa orar, por prezantimi para strukturave politike, është shumë më i rëndësishëm se një aktivitet jo i shpërfaqur publikisht, të paktën në rrjete sociale.

Ndërkohë, para rreth një ore, janë publikuar foto të prezantimit të Blendi Klosit si drejtues politik i Qarkut Durrës. Në fakt, në Shkodër Karakaçi do të prezantohej nga vetë sekretari i përgjithshëm i PS- së, Klosi. Nuk është e vështirë të hamendësohet se prezantimi i drejtuesve politikë, është miratuar më herët dhe datat kanë qenë të caktuara. Pra, prezantimi i Klosit në Durrës, nuk ka ndodhur papritur pa pandehur. E thënë më qartë, anulimi i prezantimit të sotëm të drejtuesit politik të qarkut Shkodër, Enea Karakaçi, nuk është për shkak të impenjimeve as të vetë ministrit dhe as të sekretarit të përgjithshëm të PS- së. A do të zbulohet ndonjëherë “misteri” që vonoi prezantimin e drejtuesit të ri politik të PS- së për qarkun Shkodër?! Me siguri, ka një skemë konspiracioni…

Post navigation

Previous: VIDEO – “Duam që të ikim në Botëror”, mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj flet para sfidës me Poloninë…
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 24 mars 2026…

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.