Humb jetën tragjikisht në minierën e Bulqziës një 20-vjeçar, teksa ishte duke punuar në galerinë D. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Minatori i cili ka humbur jetën është Eduard Dama. Mësohet se ai është zënë nga një masiv shkëmbor gjatë kohës që ndodhej në galeri.