Zjarri ne fshatin Zues te Bashkise se Shkodres, po merr permasa te frikshme. Mesohet se ndryshimi i drejtimit te eres te drejtoje flaket ne nje zone ku ka lokale por edhe banesa. MZSH Shkoder eshte ne vendngjarje, por eshte e pamundur te nderhyhet per shkak te terrenit te veshtire.
Ne keto kushte eshte kerkuar ndihme nga Emergjencat Civile te Republikes, duke kontaktuar me drejtorin Haki Çako. Alternativa me e mire eshte fikja nga ajri me helikoptere qe hedhin uje. Por eshte e veshtire te realizohet, duke patur parasysh afrimin e erresires.
Ne keto kushte, eshte kerkuar nderhyrja e ushtrise. Menjehere jane derguar 20 trupa te repartit te Vau Dejesit dhe nese do te jete e nevojshme, do te dergohen edhe trupa te tjera. Situata ne terren eshte e veshtire dhe nese zjarri nuk lokalizohet ne kohe, mund te demtoje lokale por edhe banesa. /ShkodraWeb/