Një zjarr i madh është shfaqur në këto momente në Njësinë Administrative Bërdicë të Bashkisë Shkodër. Janë banorë të zonës ata që e kanë konstatuar dhe kanë njoftuar menjëherë. Ndërkohë, në vendngjarje janë tanimë dy mjete zjarrëfikëse dhe 7 efektivë të MZSH Shkodër. Prej disa javësh, në territorin e Bashkisë Shkodër janë shfaqur shumë vatra zjarri, edhe në zona malore të mbrojtura, por fatmirësisht janë shuar shpejt pa shkaktuar dëme të mëdha. Vlen të nënvizohet gatisjmëria shëmbullore e MZSH Shkodër, e cila deri tani ka vepruar me shpejtësi dhe efikasitet. Në raste të ndryshme, kanë ndihmuar edhe struktura të tjera të Bashkisë Shkodër, të Administratës së Zonava të Mbrojtura Shkodër por edhe banorë të territoreve ku janë shfaqur flakët. /ShkodraWeb/