Kreu i shtetit Ilir Meta ka pasur një komunikim telefonik ditën e djeshme me të dërguarin special të DASH për Ballkanin Perëndimor Matthew A. Palmer. Burime diplomatike i thanë News24 se zyrtarit amerikan i ka telefonuar presidenti Ilir Meta.
Ndërkohë që në reagimin e zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta këtë mëngjes, për deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që propozonte që çështja e Kushtetueses të dërgohej në Komisionin e Venecias, thuhet se :
“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit”.