Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimore Rajoni Verior Shkodër, Sektorin e Hetimit, pas një hetimi 3 mujor, ka zbardhur skemën për përfitimin e TVSH-së në formë rimbursimi në vlerën 44,602,171 lekë të reja.
Subjekti “General Impex” nëpërmjet aktivitetit të tij i ka shkaktuar dem ekonomik shtetit ne vlerën 248, 994, 420 lek nëpërmjet fshehjes se te ardhurave dhe 73.666.095 leke te reja nëpërmjet mospagimit të taksave dhe tatimeve. Për këtë në pranga kanë përfunduar dy pronarët e një subjeki “Vip”.
Pas vetifimimeve nga Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior, Prokuroria e rrethit gjyqesor Shkoder ka lëshuar 2 urdhër arreste për pronarët e subjektit, shtetasit me inicialet K.M dhe D.Th si dhe ka marrë masën e pezullimit te ushtrimit të detyrës për noterin me inicialet Gj.K. dhe masës se detyrimit paraqitje pre shtetasin A.B, pronar i një subjekti te lidhur si pjese e mashtrimit me TVSH-ne.
Këta shtetas kanë konsumuar veprat penale në baze të nenit 180 “Fshehje e te ardhurave”, neni 181 “Mos pagim i taksave dhe tatimeve”, ndërsa për noterin “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.