ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT/ Zbardhet ngjarja e rëndë tek “Dollari” në Shkodër, vihet në pranga një 17- vjeçar…

Më datë 19.09.2019, ora 20:00, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, disa persona gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë go.ditur me mjet pr.erës shtetasin K. S. vjeç 16, banues në lagjen Partizani, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të policisë është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar i pl.agosjes, shtetasi B. Gj., 17 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili u arrestua për veprën penale “Pl.agosja e rëndë me dashje”.

Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A. R. 19 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka go.ditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.