Vllaznia ka humbur edhe ndeshjen e dytë në Tiranë ndaj Partizanit për finalen me 5 takime të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj. Seti i parë fitohet nga vendasit 25- 15, ndërsa Vllaznia fiton dy sete rradhaazi 25- 16 dhe 25- 23. Mendohej se kuqeblutë do të ruanin ritmin, por Partizani rikthehet dhe falë edhe gabimeve të shkodranëve, fiton setin e katërt dhe ndeshja shkon në setin e pestë. Seti i pestë fitohet nga Partizani 15- 11 pas gati 2 orë e gjysëm lojë.
Rezultati i përgjithshëm shkon 2 – 0, ndërsa të shtunën në Shkodër luhet ndeshja e tretë. Partizani kërkon fitoren për titullin, Vllaznia për të qëndruar deri në ndeshjen e fundit në lojë.