Si zakonisht, ditën e sotme trajneri i Vllaznisë duhet të dilte para gazetarëve në prag të sfidës së radhës për Superligën.
Konferenca është anuluar në momentin e fundit, përmes një njoftimi zyrtar që klubi kuqeblu ka shpërndarë për gazetarët në nje grup komunikimi në whatsapp.
“Nadje e mirë. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju bajmë me dije se sot nuk do ketë konferencë për shtyp në pragndeshje. Faleminderit!”, thuhet në njoftim, pa dhënë shumë shpjegime.
Ky vendim i KF Vllaznia vjen pas rezultateve të dobëta të javëve të fundit, sidomos humbja katastrofike me Egnatian në “Loro Boriçi”. A është kjo heshtje shtypi?!