Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani eshte shkarkuar nga detyra. Shkak per kete vendim eshte bere hezitimi per zbatimin e urdhrit te ministrisë së Drejtësisë për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali privat në spitalin e burgut, raporton “News 24”. Sipas te dhenave te fundit, mesohet se vendimi i marre nga ministria e Drejtesise eshte bere fill pas episodit te mbremshem me Martinajn.
Transferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës, edhe pas kundërshtimeve të spitalit privat ku ishte shtruar Martinaj.
Kujtojme se gjykata ka vendosur masen e arrestimit me 30 ditë burg për Ervis Martinajn. Ai u plagos mbrëmjen e së enjtes në një lokal në zonën e ish-bllokut ku nga shkëmbimi i zjarrit u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe i plagosur mbeti dhe shoku i tyre Eljo Hato.