MINUTA E FUNDIT – Vijnë përgjigjet e 15 testeve nga ISHP-ja, 12 raste pozitive në Shkodër…

Konfirmohen edhe 12 raste të reja me virus në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se pjesa më e madhe e tyre janë familjarë të dy rasteve pozitive që u konfirmuan paraditen e sotme. Bëhet fjalë për një burrë 55 vjeç në Dobraç dhe një grua 65 vjeçare në Kiras. Infeksioni duket se është përhapur pikërisht në njerëzit e afërt që kanë kanë patur kontakt me ta. Sipas shifrave zyrtare të ISHP-së, numri total arrin në 26: 14 të infektuar u deklaruan ditën e sotme dhe 12 të tjerë që rezultuan pozitiv mbrëmjen e sotme nga 15 mostra që u dërguan në Tiranë për ekzaminime.