Ka përfunduar në pranga autori i gjashtë pas grabitjes së rreth 6 milion eurove në Rinas, pasditen e 9 prillit të këtij viti. Në pranga ka përfunduar një shtetas nga Kosova, për të cilin ka dëshmuar i penduari Alkond Bengasi.
Top Channel thotë se arrestimi është kryer tek Shkëmbi i Kavajës, midis Durrësit dhe Kavajës. Bengasi e kishte përshkruar atë si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.