Ka vrarë veten autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, 21-vjeçari Aldi Rama. Lajmi bëhet i ditur nga “BalkanWeb”. I riu i ka dhënë fund jetës, teksa e gjithë Policia, FNSH dhe RENEA kanë blinduar Lezhën për kapjen e tij, ndërsa në zonë ka edhe helikopter e autoblinda.
Ndërkohë, sipas Report TV, autori i vrasjes së efektivit në Lezhë , arrestohet i plagosur Aldi Rama, pasi tentoi vetëvrasjen. Për ti dhënë ndihmën e parë, në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë.