MINUTA E FUNDIT/ Vatër zjarri në fshatin Zues të Shkodrës, zjarrëfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë…

Loading...

Një vatër zjarri në fshatin Zues të Bashkisë së Shkodrës është njoftuar para pak minutave. Menjëherë në vendngjarje janë nisur mjete dhe efektivë të MZSH Shkodër. Ato po përpiqen ta lokalizojnë zjarrin, duke frenuar përhapjen e tij në drejtim të Fermës Ekosociale “The Door”, por është e pamundut që mjetet e MZSH të kalojnë nga ana tjetër e përroit. Është e nevojshme të ndërhyjnë për të ndihmuar me forca të tjera qoftë nga komuniteti i zonës, Administrata e Zonave të Mbrojtura, forcat e ushtrisë. Sipas informacioneve nga vendngjarja, rrezikohet pjesa e pasme e malit Tarabosh. Thuajse në të njëjtën periudhë, edhe vitin e kaluar në malin Tarabosh u shfaqën flakët, por që u shuan pa shkaktuar dëme të mëdha në prona apo mjedis. /ShkodraWeb/

Loading...