Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën “London”, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 49-vjecarin Jan Prenga, pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.
Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas.
Në këtë kuadër u zhvillua aksioni policor “Resorti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:
Leonard Hajri, 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë;
Olsi Turja, 36 vjeç, banues në Shijak;
Elton Hajri, 32 vjeç, banues në Shijak;
Bajram Hajri, 64 vjeç, banues në Shijak;
Gjithashtu, po në kuadër të aksionit, gjatë kontrolleve të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 ar.më zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.
LEXONI EDHE: FOTO – Ky është 49 vjeçari që u mor peng dhe që policia raportoi sot humbjen e jetës…
Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga, kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit Altin Hajri.
Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e go.ditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gj.akut, ka humbur jetën gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.
Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit Jan Prenga, ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit. Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kr.iminale në Britaninë e Madhe.
Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vd.ekjen. Për shkak të hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera dhe kërkojmë nga media që të mos publikojë informacione të pakonfirmuara, pasi cenojnë rëndë vijimin e hetimeve të kësaj ngjarjeje.
Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tirane, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i kr.imit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Ar.mëmbajtja pa leje.