
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Behar Bajrin që sipas prokurorisë akuzohet për organizimin e vrasjes së Gjin Ndoj, plagosjen e Tauland Pepaj dhe planifikimin e disa atentateve të tjera.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pranoi kërkesën e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Arben Kraja, që Behar Bajri të vijoj masa shtrënguese arrest në burg.
Bajri u ndalua në Strasburg gjatë një operacioni mes Shqipërisë dhe francës. Ai u ekstradua një ditë më parë me masa të forta sigurie.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!