
Tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka, në qytetin e Durrësit.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ngjarja, por të dhënat e para janë se lënda eksplozive është vendosur në derën e shtëpisë.
Mësohet se presidenti i FSHF, Armand Duka është nisur në këto momente nga Tirana në drejtim të Durrësi.
Aty ndodhen ndërkohë edhe forcat e policisë, të cilat nuk lejojnë gazetarët dhe qytetarët t’i afrohen vendit të ngjarjes. Paraprakisht, dyshohet se disa ditë më parë, Duka kishte marrë në celular një SMS kërcënuese.




